Dështimi i samitit të Hanoit, Kim Jong-un ekzekuton negociatorët

Kim Jong-un ndëshkon me vdekje negociatorët e takimit të dytë me presidentin amerikan Donald Trump, duke i konsideruar ata përgjegjës për dështimin e bisedimeve.

Lajmin e bën të ditur një gazetë koreanojugore, sipas të cilës regjimi komunist ekzekutoi të dërguarin e posaçëm në Shtetet e Bashkuara Kim Hyok Chol dhe zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Jashtme që negociuan për samitin e Hanoit.

Një burim i paidentifikuar nga Koreja e Veriut citohet të thotë së Chol u hetua dhe ekzekutua në aeroportin Mirim bashke më 4 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme në muajin mars.

Ai ishte personi që bisedoi me përfaqësuesin e posaçëm amerikan Stepghen Biegun para samitit. Ndërkaq, Kim Yong Chol, një zyrtar i lartë që u koordinua me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo për takimin, thuhet t’i jetë nënshtruar punës së detyruar dhe edukimit ideologjik.

Gazeta Chosun Ilbo raporton se udhëheqësi koreanoverior ka nisur një fushatë të egër spastrimi për të devijuar vëmendjen nga problemet dhe pakënaqësitë e brendshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2