Elton John: Nuk jam anglez idiot që dua Brexit-in. Jam evropian!

Elton John ka thënë gjatë koncertit të tij në Itali se i vjen turp nga Britania e Madhe për shkak të Brexit-it.

“Më vjen turp nga vendi im për atë që ka bërë. I përçau njerëzit. Më kanë ardhur në majë të hundës politikanët, veçanërisht ata britanikë. Më ka ardhur në majë të hundës Brexit-i. Jam evropian. Nuk jam një imperialist anglez idiot”, tha 72-vjeçari në Verona.

Publiku italian e duartrokiti gjatë këtë deklaratë politike të këngëtarit të famshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN