Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Frika nga terrorizmi blindon Madridin, siguri ekstreme për finalen e Champions

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 14:35 | Futboll
Frika nga terrorizmi blindon Madridin, siguri ekstreme për finalen e

Si asnjëherë më parë, mbi 4700 forca sigurie do të jenë të pranishme në stadiumin “Wanda Metropolitano” për të ruajtur rendin në finalen e Champions League.

Persona civil, forca policie dhe personale të tjerë do të formojnë operacionin më të gjerë të një eventi sportiv që ka patur ndonjëherë në Spanjë.

Frika nga terrorizmi ka bërë autoritetet në Madrid të marrin masa ekstreme për të shmangur ngjarje të padëshirueshme.

Vigjilenca e anti-terrorit spanjoll është katër nga pesë në gjuhë teknike çka do të thotë se rreziku i një sulmi të mundshëm është i madh. UEFA ka bërë me dije se rreth 80 mijë fansa anglezë mund të mbërrijnë në Madrid, prej tyre vetëm 34 mijë me bileta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli