Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Futbollistët e Argjentinës, në radhë për një foto me Messin!

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 18:50 | Futboll
Futbollistët e Argjentinës, në radhë për një foto

Lionel Messi ka lënë pas zhgënjimet e fundsezonit me Barcelonën dhe po përqendrohet tashmë në ndeshjet që ka me përfaqësuesen e Argjentinës në Kupën e Amerikës.

Kapiteni i bardhekaltërve fitoi kampionatin spanjoll, por u eliminua nga Liverpool në gjysmëfinalet e Champions dhe u mund nga Valencia në finalen e Kupës së Mbretit.

31-vjeçari aktualisht ndodhet i grumbulluar me kombëtaren në Buenos Aires, aty ku ka edhe shumë lojtarë nga ekipet zinxhir të Argjentinës që janë mahnitur nga prania e Messit.

Një video e publikuar së fundmi tregon se sa të emocionuar janë futbollistët e rinj që ndodhen pranë 5 herë fituesit të Topit të Artë. Madje, ata kanë mbajtur radhë njësoj si tifozët për të bërë foto me Messin.

https://www.instagram.com/p/ByIIWmrHn4m/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli