Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndarja nga jeta e Muhamet Likos, Parodistët e Vlorës nuk i thonë dot lamtumirë

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 15:47 | Aktualitet
Ndarja nga jeta e Muhamet Likos, Parodistët e Vlorës nuk i thonë

Kolegë dhe miq të aktorit të madh të humorit vlonjat dhe gjithë Shqipërisë, Muhamet Liko, që u nda nga jeta një ditë më parë, kanë vendosur buqeta me lule në fotografinë e kolegut të tyre me të cilin u rritën në skenë dhe jashtë saj.

Përveç familjarëve, ata që e ndjejnë më shumë këtë humbje janë kolegët e grupit të parodisë me të cilët Muhamet Liko, ose Meti siç e thërrisnin, u bë i njohur në të gjithë vendin.

Asnjë prej tyre nuk arrin t’i thotë lamtumirë mikut të tyre.

Aktori Agron Hamo u shpreh: “Ne sot kemi humbur njeriun tonë më të mirë, më të dashur. Nuk them dot “lamtumirë Meti!” sepse jam rritur me të”.

Muhamet Liko u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare në Itali, ku edhe ndodhej për një vizitë periodike mjeksëore. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë