Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Raporti i Holandës në KE, Basha: Lajm i hidhur, turp i Ramës!

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 19:25 | Politikë
Raporti i Holandës në KE, Basha: Lajm i hidhur, turp i Ramës!

“Sot kemi një tjetër lajm të hidhur”... Kështu e cilëson krye demokrati Lulzim Basha kërkesën zyrtare të Parlamentit holandez dorëzuar Komisionit Europian për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Fajin për këtë figurë që bën vendi ynë në sytë e ndërkombëtarëve, Basha ia faturon Ramës. “Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur”, u shpreh kreu i PD.

Gjate takimit me simpatizantët në zonën e ish-Kinostudios në kryeqytet, Basha foli edhe për problemet e biznesit. Ndërsa Rama, u shpreh ai, po shtron rrugë të florinjta për xhepat e tij dhe të bandave që e shoqërojnë, i bëri thirrje çdo shqiptari për t’iu bashkuar në proteste, si forma e vetme për të larguar të keqen. “98% e sipërmarrësve kanë një pyetje: kur do ta hidhni? Kur do ta rrëzoni? Përgjigjen po ua jap unë: ejani të dielën në orën 19:00, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Edhe pse PD nuk është në fushatë elektorale, Basha shpalosi detaje nga programi ekonomik që selia blu ka si ofertë për shqiptarët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu