Sekuestrohen rreth 500 kg marijuanë në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej rreth 500 kilogramë kanabis gjatë një operacioni kundër një rrjeti kriminal, ndërsa ka vënë në pranga 5 persona.

Sipas mediave italiane, personat janë vënë në pranga në Firence, Siena, Brindisi, ndërsa një person është vënë në pranga në Vlorë. Nga të arrestuarit 4 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se droga është transportuar nga Shqipëria në Pulia e më pas është shpërndarë në zona të tjera në Itali, por nuk bëhet e ditur data se kur mund të ketë ndodhur transporti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN