Shpërthen Etna, pamje spektakolare në Siçili

Pamje spektakolare vijnë nga Sicilia pasi vullkani më i lartë i Evropës ju rikthye aktivitetit. Lumenj llave të kuqe vërshuan nga Mali Etna, duke ndriçuar qiellin e natës. Rreth orës 3 të mëngjesit, një e çarë e re u krijua në kraterin juglindor, ç’ka gjeneroi një rrjedhje të vogël llave

Aktiviteti sizmik nisi të intensifikohej gjatë mbrëmjes, arriti kulmin në mesnatë dhe filloi të humbte fuqinë orët në vazhdim. Për shkak të hirit vullkanik u shënuan disa probleme në aeroportin e Katanias, ku u shtynë dhe disa fluturime.

Mali vullkanik 3330 metra i lartë ofron shpërthime disa herë në vit, duke nxjerrë llavë dhe hi në lartësinë e ishullit mesdhetar.  Shpërthimi i fundit i madh i Etnës ishte në 1992-shin.

Shkarkoni aplikacionin e A2