‘Tradhtia’ e Contes, tifozët e Juves kërkojnë heqjen e yllit nga stadiumi

Kalimi i Antonio Contes në radhët e Interit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Juventusit. Mbështetësit e bardhezinjve i kanë kërkuar drejtuesve të klubit të heqin yllin e trajnerit italian nga muzeu i klubit. Për këtë ata kanë nisur një peticion, ku qindra persona i janë bashkuar kërkesës.

Conte është rreshtuar mes atyre që shkruan historinë e bardhezinjve. Rivaliteti mes dy klubeve njihet botërisht, për rrjedhojë mbështetësit e ‘Zonjës’ nuk mund ta përtypin lehtë faktin që tanimë do të kenë përballë njeriun që ktheu lavdinë e Juventus duke fituar 3 tituj me radhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2