Veliaj nis fushatën me fëmijët: Opozita e dhunshme me fëmijëri të dëshpëruar

Erion Veliaj nis fushatën për të drejtuar Bashkinë e Tiranës edhe për një mandat të dytë.

Veliaj ka zhvilluar një konferencë dedikuar projekteve për fëmijët. Duke shfrytëzuar aktivitetin, kandidati socialist ka sulmuar opozitën dhe drejtuesit e saj për politika të dhunshme, që sipas Veliajt, janë shenjë e një fëmijërie të dëshpëruar.

“Sot është dita ime e punës për këtë mandat si kryetar i bashkisë. Nesër filloj si kandidat, më pas kismet se çfarë ndodh në votime. Le të fitojë më i miri. Nuk besoj se kishte një gjë më të mirë për ta mbyllur këtë 4 vjeçar sesa aty ku e filluam te puna me fëmijët. Mbaj mend kur hapëm bulevardin e ri, nga ku njerëzit pushtuan edhe rrugën e makinave.

Kjo do të thotë se njerëzit, fëmijët ekzistojnë. Është vetëm çështje hapësirash që krijohen. Në fillim më thoshin: Çfarë e keni këtë fiksim me fëmijët, ata as nuk votojnë dhe as nuk paguajnë taksa. Qartazi, se pse i kemi kaq të dhunshme politikat sot, shumë prej këtyre njerëzve nuk kanë pasur fëmijëri dinjitoze dhe vazhdojnë tërë jetën me të njëjtin helm. Argumenti ynë ishte se vërtetë fëmijët nuk paguajnë taksa dhe nuk votojnë, por ndoshta duke investuar tani te fëmijët fillojmë të mos mendojmë më për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme”, u shpreh Erjon Veliaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2