Zyrtare, Robert Pattinson do të jetë Batmani i ri

Warner Bros. ka njoftuar zyrtarisht se aktori Robert Pattinson do të interpretojë Batmanin, duke zëvendësuar Ben Affleck në rolin e heroit të famshëm të novelave grafike.

33-vjeçari, i njohur nga saga e filmave “Twilight”, mposhti konkurrencën e Nicholas Hoult për të qenë Batmani i ri.

Nga viti 2021 do të nisë shfaqja e 3 filmave të ri të Batmanit me regji të Matt Reeves dhe me protagonist Robert Pattinson.

Batman është interpretuar nga aktorë të mëdhenj hollivudianë si Val Kilmer, Michael Keaton, George Cloney dhe Christian Bale.

Shkarkoni aplikacionin e A2