Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha i përgjigjet Ramës me video: Asnjë hap pas

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 11:44 | Politikë
Basha i përgjigjet Ramës me video: Asnjë hap pas

Menjëherë pas publikimit të letrës së shtatë të kryeministrit Edi Rama, kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale, ku iu bën thirrje mbështetësve të opozitës së bashkuar dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës të së dielës në Tiranë.

Në videon e publikuar nga Basha renditen të gjitha akuzat e opozitës për qeverinë e kryeministrit Rama.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1883555865079955/

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh!  Më 2 qershor, Shqipëria si Evropa”, shkruan kreu i opozitës në Facebook.

Pak më parë kryeministri Rama publikoi letrën e tij të shtatë e cila kësaj radhe nuk iu drejtua Lulzim Bashës, por popullit demokrat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani