Basha për protestën: Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar!

Vetëm pak minuta pasi Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, Lulzim Basha zgjodhi që të reagonte me një video mesazh. Në të, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.

Në rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit përmes blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit. Kreu Basha përmend rreth 20 raste kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqeverisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar: “Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja! Asnjë hap pas!”, mbyllet video e Bashës, ku fton qytetarët në protestën e të dielës para Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2