Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bilanci i tërmetit, 70 shtëpi të dëmtuara, Emergjencat Civile përgatisin çadrat

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 13:24 | Aktualitet

Lëkundjet sizmike të mëngjesit kanë krijuar jo pak panik tek banorët e Korçës.  Mbetet në rritje, bilanci i shtëpive të dëmtuara nga këto lëkundje.

Të dhënat e fundit të prefekturës së qytetit juglindor, flasin për 60 shtëpi të dëmtuara, veçanërisht në Floq dhe Qafëzezë si dhe 10 të tjera në fshatin Vidohovë.

Dëmet e tërmetit

Referuar situatës së rënduar, Emergjencat Civile, tashmë kanë vënë në dispozicion të banorëve të Floqit, 40 çadra  për familjet e mbetura pa çati, pasi shtëpitë e tyre  janë të pajtueshme pas goditjeve te tërmetit.

Dëmet

 Përveç dëmeve materiale, spitali rajonal konfirmon se katër të lënduar nga fshati Floq si pasojë e rënies së materialeve nga banesat kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore dhe raportohen të jenë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

https://a2news.com/2019/06/01/tjeter-lekundje-e-forte-ne-oren-09-00-epiqendra-afer-bilishtit/

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për  persona të dëmtuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani