Dhjetë vite më parë fitonte San Remon, dje kapet duke vjedhur bluza të shtrenjta

Rojet e qendrës tregtare La Rinascente në Milano nuk i besonin syve kur ndaluan personin që po tentonte të largohej me 6 bluza të kushtueshme, me vlerë rreth 1200 euro.

Bashkë me një zonjë 53 vjeçare, edhe ajo e ndaluar, ishte një fytyrë shumë e njohur e muzikës italiane, 34 vjeçari Marco Carta. Këngëtar me origjinë nga Sardenja, Carta pas suksesit në talent show si “Amici” triumfoi në Festivalin e San Remos në vitin 2009, duke shitur ndër vite qindra mijëra disqe.  

Së fundmi, ai ishte shndërruar edhe në personazh mjaft i dashur në programe të RAI-t italian.

Marco Carta

Për këngëtarin shuma e bluzave ndoshta mund të ishte mbuluar lehtësisht, por ndoshta tundimi i emocioneve të forta bëri që të provonte si pasojë edhe burgun e Milanos. Këngëtari, që kishte hequr edhe etiketat magnetike bluzave të markës, ndodhet tashmë në arrest shtëpie.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN