Donald Trump bën “fushatë” për Boris Johnson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dalë sërish në krah të Boris Johnson, i cili ka nisur fushatën për të qenë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Gjatë një interviste të shkurtër për mediat britanike, presidenti amerikan u shpreh se ish ministri i Jashtëm dhe kryesuesi i fushatës të Brexit, ka të gjitha cilësitë e duhura për të qenë një lider i shkëlqyer.

“Mendoj se Boris do të bëjë një punë shumë të mirë. Mendoj se do të jetë i shkëlqyer.”, tha Donald Trump për gazetën “Sun”, disa ditë para vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet që javën e ardhshme të vizitojë Britaninë, me ftesë të Mbretëreshës Elisabeth. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të marrë pjesë gjithashtu dhe në ceremoninë përkujtimore për Luftën e Dytë Botërore në Francë.

Shkarkoni aplikacionin e A2