Filmi për Elton John censurohet në Rusi

Autoritetet ruse kanë vendosur të censurojnë filmin e fundit biografik në nder të legjendës së muzikës britanike Elton John.

“Rocketman” pritet të dalë në ditët në vijim në kinematë ruse, dhe kritika ka vendosur të censurojë të gjitha skenat me seks dhe drogë që shfaqen në film. Përkthyesit rusë gjithashtu kanë ndryshuar dhe pjesë të dialogut për të fshehur homoseksualitetin tek personazhet.

Filmi “Rocketman” u prezantua disa ditë më parë në Festivalin e Kanës dhe u prit shumë mirë nga kritika.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN