Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Hashim Thaçi: BE po vepron me standarde të dyfishta

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 12:14 | Kosova
Hashim Thaçi: BE po vepron me standarde të dyfishta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lëshoi sërish kritika ndaj Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave.

Gjatë Forumit për Sigurinë që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Hashim Thaçi tha BE po vepron me standarde të dyfishta, në një kohë që Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet e kërkuara.

“Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bënë vlerësime të standardeve të dyfishta për ne”, deklaroi Thaçi.

Megjithatë, presidenti i Kosovës shtoi se pavarësisht pakënaqësive dhe vonesave, e ardhmja e vendit është drejt BE.

A2 CNN Livestream

Dita jonë