Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Honduras, sulmohet ambasada e SHBA

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 09:05 | Bota
Honduras, sulmohet ambasada e SHBA

I vihet zjarri derës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Honduras, gjatë një proteste të madhe kundër presidentit Juan Orlando Hernandez.

Protestuesit hodhën goma të ndezura drejt derës së ambasadës, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ndërtesë.

Sulmi erdhi pas ditës së dytë të protestave në Honduras, kundër një dekreti të presidentit Hernandez që sipas kritikëve do të çojë në privatizimin e shërbimeve publike.

Protestuesit shkuan drejt ndërtesës së ambasadës amerikane pasi u larguan nga policia nga vendi se ku po demonstronin. Është ende e paqartë se përse ata sulmuan selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë