Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mercedes Brabus i Reyes i shkrumbuar plotësisht pas aksidentit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 18:52 | Fotolajme

Foto të publikuara nga mediat spanjolle tregojnë se si është shkrumbuar plotësisht makina e futbollistit spanjoll Jose Antonio Reyes i cili vdiq këtë të shtunë në një aksident në moshën 35-vjeçare.

Me të në makinën tip Mercedes Brabus S550V humbën jetën edhe kushëriri i tij 23-vjeçar dhe një tjetër person, ndërsa mësohet se po ish-lojtari i Arsenal, Sevilla dhe Real Madrid po kthehej për në shtëpi tek familja, pasi kishte mësuar që nuk do të luante të dielën me skuadrën e tij Extremadura, kundër Cadiz.

Policia spanjolle njoftoi se makina ishte me një shpejtësi prej 193 km/h në momentin e aksidentit, rreth 80 km/h me tepër se sa kufiri i vendosur në autostradën A-376 në periferi të Seviljes. Makina mori flakë pasi doli nga rruga dhe u përmbys, duke u djegur plotësisht.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu