Nga goli i dytë më i shpejtë, te shmangia e “mallkimit” Lippi, numrat e finales

01:48 – Mohamed Salah shënoi golin e dytë më të shpejtë në historinë e finaleve të Champions League. Vendin e parë e mban Paolo Maldini, i cili ka shënuar pas 50 sekondash kundër Liverpool në finalen e vitit 2005.

5 – Mohamed Salah është lojtari i pestë afrikan që shënon në një finale të Champions League, pas Rabah Madjer, Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe Sadio Mane.

11 – Formacioni i finales përdorej për herë të parë nga Jurgen Klopp këtë sezon, asnjëherë nuk ishin futur në fushë nga minuta e parë këta lojtarë në 53 takime në të gjitha kompeticionet.

0 – Tottenham i humbi të tri ndeshjet e para të fazës së grupeve, duke u bërë vetëm skuadra e dytë që arrin finalen pas një nisje të tillë të turneut. Skuadra tjetër është Inter në vitin 2010.

1 – Trent Alexander-Arnold (20 vjeç e 237 ditë) është lojtari i parë nën 21 vjeç që luan në dy finale rresht të Champions League.

2 – Tottenham luajti për herë të dytë një finale të një kompeticioni europian kundër një skuadër angleze. Për herë të parë u ndeshën, dhe fituan, kundër Wolverhampton, në finalen e Kupës UEFA në vitin 1972.

3 – Kjo ishte finalja e tretë për Jurgen Klopp si trajner. Gjermani shmangu barazimin e rekordit negativ të Marcello Lippi-t, i cili ka humbur 3 finale në vitet 1997, 1998 dhe 2003 me Juventus.

Shkarkoni aplikacionin e A2