OKB: Kosova nuk mund të shpallë “non grata” anëtarin e UNMIK

OKB reagoi përmes një zëdhënësi të saj, pas vendimit të autoriteteve kosovare për të shpallur person të padëshiruar një shtetas rus që punon për UNMIK-un, i cili u arrestua për disa orë nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të disa ditëve më parë në veri.

Zëdhënësi i OKB, Farhan Haq deklaroi se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB nuk është shtet.

“Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, u shpreh zyrtari i OKB.

Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, u shpall person i padëshiruar nga qeveria e Kosovës pasi u arrestua në një barrikadë të vendosur në Zubin Potok.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN