Pekini do të limitojë numrin e turistëve në Murin e Madh

Muri i Madh është një nga trashëgimitë më të mëdha në Kinë, por edhe në të gjithë Botën dhe për ruajtjen e tij, autoritetet vendase kanë marrë disa masa. Duke qenë se numri i turistëve që vizitojnë Murin e Madh bëhet përditë e më i madh, autoritetet në Pekin kanë vendosur që ta limitojnë atë.

Kështu, zyrtarët lokalë në Pekin, vendosën që nga 1 qershori seksioni “Badaling” i Murit të Madh të vizitohet në ditë vetëm nga 65 mijë turistë, numër që në fakt nuk është i vogël, por duket parë shifrat e mëparshme është një reduktim i ndjeshëm.

Seksioni “Badaling” ndodhet 60 km në verilindje të Pekinit dhe është fragmenti më antik i hapur për vizitorët.

Përveç kufizimit ditor të vizitorëve, autoritetet do të vendosin dhe një sistem regjistrimi për blerjen e biletave, për të inkurajuar prenotimet online.

Vitin e shkuar seksioni i famshëm i Murit të Madh kinez priti rreth 9.9 milionë vizitorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN