Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përsëri lëkundje në Korçë, epiqendra në Greqi

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 21:06 | Aktualitet

Lëkundje të tjera të tokës janë ndjerë mbrëmjen e të dielës në zonën e Korçës, kur tërmetet kanë vazhduar thuajse gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar edhe pasoja dhe dëme materiale. Lëkundjet e mbrëmjes kanë qenë të magnitudës 4,3 ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në pjesën greke te kufirit, rreth 39 kilometra larg Korçës.

Ndërkohë, banorët e zonave të prekura, duket se kanë vendosur të kalojnë natën jashtë, ndërsa skuadrat e emergjencave civile bashkë me ushtrinë kanë ngritur tenda për t’i ardhur në ndihmë. Sipas të dhënave të fundit, në Qafëzez ka 67 objekte të dëmtuara, gjysma e tyre me dëmtime serioze. Në Selenicë raportohet për rreth 30 familje me probleme, nga të cilat 10 raste me dëmtime më të mëdha. Në Helmes, Gostivisht e Qinam ka vetëm 3 banesa të dëmtuara, në Vodicë vetëm një, ndërsa në Rehovë 15 raste relativisht të lehta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë