Tjetër lëkundje e fortë në orën 09.00, epiqendra afër Bilishtit

Nuk ndalen lëkundjet në afërsi të Korçës.

Një tjetër goditje e fortë në orën 9.00 alarmuar popullsinë e qytetit juglindor, por është ndierë edhe në katet e larta të kryeqytetit.

Sipas regjistrimeve, lëkundja ka intensitet 4.8, dhe ndodhet në afërsi të Bilishtit.

Lëkundja  të tjera janë regjistruar më herët në orën 04.26, 04.31 dhe 04.52 të mëngjesit.    

Sipas prefektit të Korçës, Dhori Spirollari, lëkundjet deri më tani kanë shkaktuar dëme të vogla në banesa në fshatin Dvoran, Floq dhe Vidohovë, kryesisht plasaritje të mureve dhe në disa raste edhe shembje të tavaneve.

Shkarkoni aplikacionin e A2