Tronditet futbolli, ndërron jetë në aksident ish ylli i Real Madrid, Atletikos dhe Arsenalit

Një lajm tragjik dhe i papritur për botën e futbollit. Ish sulmuesi i Sevijës, Real Madridit dhe Arsenalit, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik.

Lojtari 35 vjeçar, që ishte drejt fundit të karrierës dhe këtë vit luante me Extremadurën.

Reyes fitoi me Gunners kampionatin anglez në 2003-2004, ku ishte një nga yjet.

Në Madrid, Reyes kishte fituar një kampionat spanjoll me Realin në sezonin 2006-2007, ndërsa me Atletikon kishte triumfuar 2 herë në Europa League.

“Nuk mund të kishim lajm më të hidhur”, ishte komenti zyrtar i La Liga në Twitter.

Shkarkoni aplikacionin e A2