Vrasja e ish-policit, Gjykata vendos burg pa afat për Gjergj Cukalin

Arrest në burg vendosi Gjykata e Tiranës Gjergj Cukalin, të arrestuar për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë.

Për rreth dy orë Gjykata e Tiranës ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe caktoi ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Arrestimi i tij u be 4 muaj pas ekzekutimit te ish-policit Arben Bilali. Grupi hetimor pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN