Ambasada Britanike në Tiranë, thirrje për drejtuesit e protestës dhe policinë

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për protestën e shtatë të opozitës, duke bërë thirrje për protestë paqësore.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete piroteknike në një protestë paqësore”.

Më tej, në deklaratë theksohet se liderët e protestës kanë përgjegjësi të mbajnë demonstratat të sigurta dhe ligjore, ndërsa policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për ruajtjen e rendit publik.

“Për të mirën e të gjithëve, prioritet duhet të jetë një protestë paqësore dhe e sigurt”.

Shkarkoni aplikacionin e A2