Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dorëheqja e Nahles, nesër zyrtarizon vendimin për largimin nga kreu i SPD-së

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 16:25 | Bota
Dorëheqja e Nahles, nesër zyrtarizon vendimin për largimin nga

Andrea Nahles, kryetarja e Partisë Socialdemokrate në Gjermani ka lajmëruar dorëheqjen e saj nga ky post pas rezultateve të dobëta në zgjedhje.

Kjo do të bëhet zyrtare ditën e nesërme, kur t’i paraqesë stafit drejtues dorëheqjen e saj dhe të martën pritet të heqë dorë edhe nga drejtimi i Bundestagut.

"Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për emërimin e pasardhësve në këto poste", pohoi Nahles, e cila shpreson që SPD të rikthehet në rrugën e suksesit.

Vendimi erdhi pas rezultatit të dobët në zgjedhje dhe uljes së mbështetësve të saj në radhët e socialdemokratëve gjermanë.

"Këtë javë kam kuptuar pas debateve të shumta, se për ushtrimin e posteve që kam, nuk ekziston mbështetja e domosdoshme brenda partisë", tha Nahles.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu