Futbolli për femra, vazhdon dominimi i Vllaznisë, kampione me golavarazh rekord – A2

Futbolli për femra, vazhdon dominimi i Vllaznisë, kampione me golavarazh rekord

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në futboll për femra. Triumfi i shkodraneve nuk është tashmë një risi, duke qenë kampionati i gjashtë radhazi.

Ka qenë  “legjenda” Vasil Bici që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dorëzuar kupën kapitenes Esmeralda Franja.

Më shumë se fitorja, janë statistikat që tregojnë dominimin e frikshëm. Vajzat e trajnuar nga Nikolin Leka ka fituar të 22 ndeshjet e kampionatit, me golavarazh prej 149 gola të shënuar, dhe vetëm 3 të pësuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2