Golan, humbin jetë tre ushtarakë në sulmin ajror

Një sulm ajror ka ndodhur gjatë natës në lartësitë Golan, ku  dy raketa u lëshuan mbi bazat ushtarake siriane.

Media shtetërore siriane që pasqyron lajmin njofton ndërkohë se 3 ushtarakë kanë humbur jetën nga sulmet e mëngjesit të sotëm por nuk citon autorësinë e tyre dhe raporton edhe për shpërthime të mëdha afër Damaskut gjatë natës, duke shtuar se forcat ajrore u përballën me armikun.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk identifikoi lëshuesin e raketave, por tha se ushtria siriane është përgjegjëse për sulmin si dhe për të tjera aksione të ndërmarra nga territori i tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2