Kreu i NATO-s Stoltenberg mbërrin në Rinas, priten takime me Metën dhe Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur në Tiranë, i pritur nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Gjatë kësaj vizite që do të zgjasë rreth 2 orë, Stoltenberg pritet të takojë Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e kësaj vizite, por në këtë udhëtim të tij Sekretari i Përgjithshëm e gjen Tiranën zyrtare të përfshirë në një krizë politike disa mujore.

A2 CNN ka mësuar se takimi i parë do të jetë me kryeministrin Rama rreth orës 15:00 dhe me pas Stoltenberg do  t’i drejtohet Presidencës për të biseduar dhe me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në vijim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovki, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Parlamentit Talat Xhaferi.

Shkarkoni aplikacionin e A2