Kukësi fiton Kupën, Tirana mbyll sezonin duarbosh

Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019.

Skuadra verilindore mposhti 2-1 në finale Tiranën, që mbylli kështu duarbosh një sezon ku vetëm javën e fundit të kampionatit siguroi matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore. 

Kukësi kaloi në avantazh me Vasil Shkurtajn që në minutën e katërt dhe dominimi i Kukësit vijoi gjatë gjithë pjesës së parë, ku Melo dhe Shkurtaj nuk arritën të dyfishonin rezultatin.

Tirana ndryshoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin me Ngoo, por Kukësi riktheu epërsinë me Reginaldon, duke arritur të fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin e A2