Liverpuli përshëndet heronjtë. Parada e Champions-it në rrugët e qytetit

Liverpuli ishte në festë pasditen e sotme. Tifozët e “The Reds” dolën nëpër rrugë për të përshëndetur futbollistët që mbrëmjen e djeshme fituan trofeun e Champions League për herë të gjashtë në historinë e klubit.

Autobusi i hapur bëri xhiron e qytetit përmes “detit” të tifozëve të veshur të gjithë me të kuqe.

Edhe pse lojtarë e tifozë kanë festuar gjatë gjithë natës triumfin evropian, duket se kishin ende energji për të vazhduar celebrimet edhe ditën e sotme.

Shkarkoni aplikacionin e A2