Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën e ka sovrani!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 22:19 | Politikë
Basha: Koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama në fjalimin përmbyllës të protestës së radhës së opozitës se “koha për fjalët po mbaron”, duke shtuar se “në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm populli”.

“Mesazhi i parë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojnë se mund ta mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar qytetarët. Pati dhunë disproporcionale, si rezultat i së cilës janë plagosur disa protestues me fraktura në kokë dhe plagë të thella në këmbë. I them sot Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se do të mbani përgjegjësi para ligjit, se asgjë nuk harrohet, se përpjekja juaj tinzare për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së theksoi më tej se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Ne nuk hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që ju drejtohem me argumentet e arsyes sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli. E gjithë bota e di se ky është pushtet i marrë me dhunën e krimit dhe që mbrohet me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se do ta mbani, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani