Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Neymar akuzohet për përdhunim, braziliani publikon fotot dhe videot e “nxehta”

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 18:05 | Futboll
Neymar akuzohet për përdhunim, braziliani publikon fotot dhe videot e

Akuza të rënda nga Brazili në adresë të Neymar Jr. Një vajzë pretendon se kapiteni i “Seleçaos” e ka dhunuar seksualisht, pasi e ftoi ta takonte në Paris gjatë muajit maj.

Pas lajmit që tronditi të gjithë opinionin, reagoi sulmuesi i PSG duke mohuar menjëherë akuzat nëpërmjet një video-mesazhi të gjatë në Instagram.

Aty Neymar tregoi bisedat dhe fotografitë me sfond erotik që vajza i kishte dërguar për ditë me radhë, madje edhe pas takimit.

“Akuzohem si përdhunues. Është një akuzë e rëndë dhe publikimi i bisedës private është i domosdoshëm për të treguar që nuk jam i tillë. Ishte një kurth ku unë rashë”, tha Neymar në mesazhin publik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli