“Pushtoi” finalen e Champions, i hakojnë “Instagramin”

Liverpool triumfoi mbrëmjen e së shtunës në finalen e Champions, duke siguruar trofeun e gjashtë, teksa mundi 2-0 në finale Tottenham-in.

Në një ndeshje që mori kritika për nivelin e lojës, ishte aktorja 22-vjeçare amerikane, Kinsey Wolanksi, e cila rrëmbeu vëmendjen. E veshur me bikini, ajo “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales.

Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit. Por nuk u mbyll këtu. Veprimi i bukuroshes bjonde u duk i menduar mirë dhe “frytet” i mori shpejtë.

Para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçareja ndiqej nga më shumë se 2 milionë persona.

Megjithatë, Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses. Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua.

Me anë të një reagimi në Twitter, Kinsey Wolanksi ka konfirmuar se llogaria e saj është hakuar dhe duket se gjithçka e bërë një natë më parë i shkoi dëm…

Shkarkoni aplikacionin e A2