Rama nga Lezha: Pjerini, zgjedhja e duhur. Milot-Balldren, e para autostradë e standardit A

Kryeministri Edi Rama vazhdoi ditën e sotme fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga Lezha, atje ku prezantoi kandidatin e PS për këtë bashki, Pjerin Ndreun.

Rama u shpreh se Pjerin Ndreu bindi në mandatin e tij të deputetin dhe më pas ishte propozuar për kandidat të bashkisë.

“Pjerin Ndreu ma kishte shprehur më herët dëshirën, por unë i thash: Tregojë veten si deputetë njëherë. I jam falënderues Pjerinit për punën që bëri. Më hoqi një dhimbje koke mua sepse të gjithë ju së bashku e propozuat si kandidat për zgjedhjet lokale. Shpresoj që era e detit të mos i hyjë dhe t’ia marri kokën si ato balonat që ngre Luli”, u shpreh Rama.

Më tej, Kryeministri foli edhe për rrugën Milot-Balldren, për të cilën është akuzuar për vjedhje nga opozita. Rama u shpreh se kjo njihej si rruga e vdekjes, ndërsa pas punimeve do të jetë e vetmja autostradë e standardit A në vend.

“Meqë erdhi mundësia, po bëjmë edhe një vjedhje të madhe te rruga Milot-Balldren. Sipas tyre, ne ku prekim, vjedhim. Ju e njihni atë si rruga e vdekjes. Ne do ta rindërtojmë totalisht nga e para. Është një aks strategjik turistik, jo vetëm për Lezhën, por për të gjithë Shqipërinë. Këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret. Do ta ndërtojmë në 30 muaj dhe do ta paguajmë për 30 vjet, fal partneritetit Publik privat ose siç thonë ata, vjedhjes. Ndërkohë që qeveria ndërton një marrëv4eshje me një privat, i cili do ta financojë me një kapital të vetin, të cilin buxheti i shtetit nuk e ka. Do të jetë e para autostradë e standardit A”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2