Reagimi epik, Klopp i përgjigjet kritikëve me këngë

Gjithmonë i kritikuar se nuk fiton sa duhet dhe shpeshherë është përballur me akuzat se i humbet finalet.

Për të gjithë ata që nuk e kanë kursyer, Jurgen Klop kishte një reagim epik pas trofeut të fituar të Champions.  Trajneri i Liverpool këndoi këngën e mirënjohur të Salt-N-Pepa, “Let’s Talk About Sex”, por duke e ndryshuar në “Let’s Talk About Six”, duke iu referuar titullit të gjashtë kampion të Europës të fituar nga Liverpuli. 

Festa e Jurgen Klopp vazhdoi edhe në orët e para të mëngjesit, kur me titullin në dorë këndoi për triumfin e Reds, duke mbajtur premtimin se do ta rikthente trofeun më të rëndësishëm për klube në Liverpul.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN