Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sali Berisha: Rama, politikisht i ngordhur!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 21:23 | Politikë
Sali Berisha: Rama, politikisht i ngordhur!

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në protestën e shtatë të opozitës, theksoi se “protesta do të vazhdojë deri në fitore”.

“Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës”, u shpreh Berisha.

Më tej, ish-kryeministri shtoi: “Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”.

Kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë