“Shkëlqimi magjik i një futbollisti”, autobiografia e legjendës shkodrane Sabah Bizi

“Shkëlqimi magjik i një futbollisti”, është libri autobiografik i Faik Sadikut për legjendën e futbollit shkodran por edhe atë shqiptar, Sabah Bizi.

 Ish lojtari i Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares, tashmë e ka të skanuar të gjithë karrierën e tij të pasur sportive, me tre tituj kampion në vitet ’70 dhe me pjesëmarrjen për 15 herë me fanellën kuq e zi të kombëtares shqiptare të futbollit.

Nga prezantimi i librit

Mjeshtri i merituar i Sportit, i cilësuar si një prej talenteve me të mëdhenj të futbollit shqiptar, është shfaqur mjaft i emocionuar për kitë libër mbi karrierën e tij.

Në promovimin e librit, ishin të ftuar personalitete të sportit, artit dhe pushtetit lokal të Shkodrës. Gjatë takimit u propozua që një rruge ose objekt sportiv në Shkodër të mbaje emrin e Sabah Bizit, në nder të kontributit të tij për futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin e A2