Tërmetet në Korçë, një pjesë e banorëve e kalojnë natën në makina

Pas një dite të vështirë mes lëkundjeve te njëpasnjëshme të tërmeteve në qarkun e Korçës, ku u dëmtuan qindra banesa dhe u plagosen 4 persona jashtë rrezikut për jetën, një pjesë e banorëve të frikësuar e kanë kaluar natën në automjetet e tyre private.

Ndërkohë nga lëkundjet e një dite më parë, ku me e forta rezultoi të ishte 5,3 balle e shkallës Rihter, dëmtime më të shumta janë regjistruar në fshatin Floq.

Në këtë njësi administrative janë dëmtuar rreth 40 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Dëmtime të banesave ka patur edhe në fshatrat Qafzezë, Selenicë, Rehovë, Gostivisht, Qinam, Vodicë dhe Helmes. Nisur nga situata, Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë dërguar dje në zonat e prekura nga tërmeti, ndihmat e para të cilat konsistonin në tenda për familjet që kanë mbetur në qiell të hapur dhe ndihma në ushqim edhe veshmbathje.

Ndërkohë pritet që gjatë ditës së sotme shtabi i emergjencave civile të prefekturës së Korçës të nisë edhe vlerësimet për banesat e dëmtuara dhe mundësin për të ndërhyrë për riparimin e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2