Tragjedia në Danub, vijojnë kërkimet për trupat e pajetë

Vazhdon operacioni për gjetjen e 21 personave te mbytur te mërkurën në lumin Danub në Hungari, pavarësisht rrymave të forta të ujit.

Autoritetet i kanë njoftuar të gjithë poseduesit e varkave turistike të mos dalin në lum deri në përmbylljen e operacionit.

Ndërkohë policia vendase arriti të identifikojë 7 viktimat e gjetura duke përdorur shenjat e gishtërinjve dhe me ndihmën e familjarëve të tyre.

Qytetarë dhe turistë të shumtë të ndodhur në vend afrohen pranë vendngjarjes ku ndezin qirinj dhe lenë lule për të zhdukurit. 21 persona, shtetas koreane dhe hungareze janë deklaruar të zhdukur ose të vdekur nga aksidenti i së mërkurës ndërkohë që operacioni i shpëtimit është kritikuar nga politika.

Shkarkoni aplikacionin e A2