Vasili: Fuqia e qytetarëve rrëzon dhe 20 si Edi Rama – A2

Vasili: Fuqia e qytetarëve rrëzon dhe 20 si Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë jashtë vendit dhe është Petrit Vasili ai që udhëheq protestën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një deklaratë të shkurtër për A2 CNN, Vasili u shpreh se qytetarë nga i gjithë vendi i janë bashkuar protestës.

“Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për ti dhënë përgjigje kujt do që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Në dy javët e fundit, kanë grabitur mbi 400 milionë euro nga xhepat e qytetarëve”, u shpreh Vasili.

Sa i përket skenarit të opozitës, Vasili u shpreh: “Fuqi e pafund e qytetarëve dhe hap pas nuk ka. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2