Venecia, kroçiera përplaset me tragetin e turistëve

Po përgatiteshin për të vizituar një nga qytetet më të veçanta në botë, Venecia, duke lundruar në kanalet e saj karakteristikë.

Por dhjetëra turistë përjetuan disa momente tmerruese kur panë një anije kroçierë që vinte drejt tyre në kalatë, duke u përplasur me tragetin e vogël turistik që i shoqëronte.

Disa u hodhën në ujë nga paniku, të tjerë filluan të vrapojnë, disa rrinin në vend të paralizuar nga frika.

Pamjet tregojnë momentet e ankthit, që për fat të mirë nuk pati pasoja të renda, përtej 4 të lënduarve lehtë.  

Sipas autoriteteve të portit, një black out i papritur ka bërë të pamanovrueshëm rimorkiatorin që po tërhiqte kroçierën  “Opera”, duke i përplasur ngadalë me kalatën.

Shkarkoni aplikacionin e A2