Akuzat për dhunë ndaj Policisë, Lleshaj publikon videon e protestuesve që konfliktohen

Një ditë pas protestës dhe akuzave të përfaqësuesve të opozitës se protestues ishin qëlluar dhe dhunuar nga policia, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, publikoi një video që sipas tij tregon të kundërtën.

Në video duket një grup protestuesish të cilët konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre, i moshuar, qëllohet në kokë me sende të forta, ndërsa një tjetër rrihet nga disa protestues të tjerë. Sipas ministrit të Brendshëm, video kërkon një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër policisë, të cilat sipas tij rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të çadrave pistoletë si në vitin 2011.

Shkarkoni aplikacionin e A2