Arrestimi i protestuesve, PD: U bë me urdhër të Ramës. Asnjë provë ndaj tyre

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë.

Ai iu referua të arrestuarve gjatë protestës së djeshme. Sipas Palokës, ata janë ndaluar me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, pasi ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë ndaj të cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra të ndaluar me urdhër të Edi Ramës dhe mbetjes komuniste Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim që të frikësojnë shqiptarët. I kanë bërë llogaritë gabim sepse kjo strategji ka dështuar. Që prej 16 shkurtit, Edi Rama është kufomë politike”, tha Paloka.

Shkarkoni aplikacionin e A2