Avioni Tiranë-Romë bën ulje të detyruar pasi shqiptari dhunoi të atin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë “Blue Panorama” që ishte nisur nga Tirana me destinacion Romës.

Sipas mediave italiane, avioni me pasagjerë, i nisur në orën 16:45 nga Tirana, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Peskarës, si pasojë e një sherri mes dy personash në bord.

Gazetës lokale e Peskarës raporton se një 30-vjeçar shqiptar filloi t’iu bërtiste pasagjerëve në bord dhe më pas goditi disa herë në fytyrë babain e tij që ndodhej ulur pranë. Pasagjerët dhe stafi janë përpjekur ta qetësojnë 30-vjeçarin shqiptar, por tentativat rezultuan të pasukseshme.

Menjëherë sapo avioni është ulur në pistën e Peskarës, autoritetet kanë shoqëruar 30 vjeçarin dhe babai i tij u dërgua në spital.

Shkarkoni aplikacionin e A2