Deklaratat e Stoltenberg, demokratët: Kreu i NATO-s nuk ishte pro Ramës – A2

Deklaratat e Stoltenberg, demokratët: Kreu i NATO-s nuk ishte pro Ramës

Të nesërmen e vizitës së Jens Stoltenberg, ish-nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, tregon se si i lexoi mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili kërkoi dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Shqipëri.

“‘Demokracia është në zemër të NATO’, kjo është thirrja e bërë nga Jens Stoltenberg. Vetëm Rama nuk shikon se këtu ka rënë demokracia. Nëse nuk do të kishte probleme demokracie, Stoltenberg nuk do ta kishte bërë këtë deklaratë. Demokracia është thelbi i NATO-s dhe demokraci me një person që ka kapur gjithçka nuk ka”, tha Aldo Bumçi.

Nga protesta e shtatë e opozitës, edhe ish-kryeministri Sali Berisha mohoi që Rama të ishte mbështetur nga Stoltenberg.

“Asnjë mbështetje nuk ka marrë. Stoltenberg ka kërkuar dialog, më se e drejtë, po ashtu si lideri i opozitës”, tha Berisha.

Shefi i NATO-s tha se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por opozita e bashkuar ka paralajmëruar një tjetër protestë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga detyra dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Shkarkoni aplikacionin e A2