Duka: Fitore në Islandë. Skënderbeu, në garë për Evropën – A2

Duka: Fitore në Islandë. Skënderbeu, në garë për Evropën

Nga Islanda te verdiktet e edicionit futbollistik në Shqipëri dhe për të vijuar me situatën e licencimeve.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, analizoi fundin e sezonit, ku shfaqet optimist për Kombëtaren përpara trasfertës së 8 qershorit në Islandë.

“Jo thjesht për të luajtur për një vend nderi, por për t’u kualifikuar merr rëndësi të veçantë, duke qenë se jemi vetëm me 3 pikë do të konsideroja të mos vijmë me 0 pikë nga Islanda. Ndeshje shumë e rëndësishme për stafin dhe lojtarët”, tha Duka.

Sipas kreut të futbollit, verdiktet e sezonit janë të drejta për atë që skuadrat kanë dhënë në fushë.

Me licencimet që mbeten tema e nxehtë në futbollin tonë, Duka vendos pikat mbi i për kriteret që duhet të plotësojnë klubet, me Skënderbeun që ende shpreson nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Kriteri i parë është ai sportiv. Kriteri i dytë është licenca, pra të plotësosh të gjitha kushtet e UEFA-s për pjesëmarrje në kupat e Evropës. Jo të gjitha ekipet tona i kanë plotësuar kriteret, disa as nuk kanë aplikuar për në Evropë. Skënderbeu është i kualifikuar sportivisht, por ka një dënim nga UEFA dhe do të vendosë CAS-i se kush do të jenë pjesëmarrësit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2